January 22, 2026
1 min read

Turpi, pendesa dhe pasojat – zërat nga brenda Burgut të Sigurisë së Lartë

Pavarësisht veprave të rënda që kanë kryer, të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë tregojnë se gjatë qëndrimit aty kanë pasur mundësinë të reflektojnë mbi jetën dhe zgjedhjet e tyre.

Disa prej tyre dërgojnë edhe një mesazh paralajmërues për të tjerët jashtë, duke u kujtuar se rruga drejt përplasjes me ligjin sjell pasoja të rënda.

“Mu po më vjen marre prej vllaut tem”, thotë Lutfi Qosa, i dënuar për “Vrasje të rëndë”. “Po më vjen marre prej nanës teme. Çka me ju thanë, çka pata unë me ata njerëz? Mirëpo më ka nxanë taksirati, jom ku jom, prej lëkure nuk muj me dalë”.

I burgosuri për veprën penale “Terrorizëm”, i cili ka deklaruar pa identitet, ka një porosi për të rinjtë.

“Mos me menu me mrri te parja e shpejtë, se kur e mënon këtë vinë edhe pasojat, po nisna prej vetes, ju kish thanë që mos me mëndu gabim, mos me mëndu me ra në kundërshtim me ligjin. Ky është mesazhi”, u shpreh ai.

Një tjetër i burgosur i cili ka folur për emisionin MAT, poashtu pa identitet, thotë se vrasjen që e bëri, nuk e heq dot asnjëherë nga mendja.

“Po nij keqardhje shumë të madhe, është një rast që tan jetën e kam në kry, për rastin qysh ka ndodhë. Ajo që ka ndodhë komplet, si për nga ana e familjes, çka ndodhë një shkak shumë i madh edhe kërkoj falje familjes”, deklaroi ky i burgosur. 

Latest from Blog

Go toTop