October 23, 2025
1 min read

U arrestua nën dyshimet për kurdisje të tenderëve në vlerë 8.8 milionë euro, lihet i lirë zyrtari i AME-së

Të martën Policia e Kosovës njoftoi se ka ndërmarrë masa ndaj disa personave të dyshuar për keqpërdorim me procedurat e tenderëve. Lidhur me këtë, një person ishte dërguar në mbajtje. Bëhet fjalë për Lulzim Bajramin, zyrtar në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent. Sot, në seancën e mbajtur në kushte jo fort të zakonshme, ai është liruar.

Lulzim Bajrami u arrestua e dy të tjerë u liruan në procedurë të rregullt pasi Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë zhvilluar një hetim lidhur me dyshimet për kurdisje të tenderëve.

Bajrami, që është i punësuar si zyrtar në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, dyshohet se i ka ndihmuar operatorët ekonomikë për t’u shpallur fitues në tenderë të caktuar, duke përshtatur kriteret e përcaktuara nga autoritetet kontraktuese në mënyrë të kundërligjshme.

Vlera e tenderëve në fjalë është mbi 8.8 milionë euro.

“Veprimet hetimore janë zhvilluar në bashkëpunim të vazhdueshëm me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, duke përfshirë sigurimin e dëshmive dhe masa të tjera hetimore, përfshirë sekuestrimin e pajisjeve komunikuese”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Bajrami ishte dërguar në mbajtje për 48 orë, mirëpo sot është liruar në procedurë të rregullt.

Këtë e konfirmoi avokati i të dyshuarit, Ahmet Tahiri.

“Është liruar”, tha ai shkurt, derisa shtoi se nuk e ka pranuar akoma në formë të shkruar arsyetimin për lirimin e Bajramit.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, ka thënë se ky institucion kishte kërkuar caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.

“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së ndalimit për t’ju afruar vendit apo personit të caktuar, bazuar në nenin 175 të Kodit të Procedurës Penale.”

I dyshuari për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, kishte mbetur në ashensor. Madje, për të njëjtën arsye seanca që ishte paraparë të mbahej në sallën e gjyqit është mbajtur në zyrën e gjyqtarit. 

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop