May 18, 2026
1 min read

U bllokuan në kufi, studenti nga Shqipëria: Po bëhet që mos të arrijmë në protestë

Bashkëkryetari i Unionit të Këshillit Studentor në Shqipëri, Dashnor Veizaj, është deklaruar pse është bllokuar autobusi me studentë në kufi me Maqedoninë e Veriut, pikërisht sot, kur do të mbahet protesta e studentëve shqiptarë për gjuhën.

Sipas tij, kjo që po ndodhë është e qëllimshme, që siç thotë ai, mos të arrijnë të marrin pjesë në protestë.

“Në kufi me Maqedoninë e Veriut është krijuar një situatë e pashpjegueshme. Jemi një autobus me studentë, të gjithë 18 vjeç. Na kanë bllokuar dhe na kanë thënë që autobusi duhet të kthehet mbrapsht pasi duhet të verifikojmë nëse ka minorenë në grup. Kjo gjë po ndodh që ne të mos kapim orën e nisjes së protestës në Shkup”, tha Veizaj në A2CNN.

Ai tha se kjo situatë është e papranueshme, prandaj kanë kërkuar edhe ndihmë.

“Studenti më i vogël në grup është në vitin e parë të universitetit. Është e papranueshme se si po trajtohemi në një udhëtim që duam të bëjmë në Maqedoninë e Veriut. Kemi kontaktuar me ambasadorin shqiptar për të na ndihmuar me kalimin. Na thonë që nuk do na pengojnë, por duhet të marrin nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut”, shtoi Veizaj.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop