October 12, 2025
1 min read

‘U çudita’, 48-vjeçari voton për herë të parë nga spitali

Edhe qytetarët që nuk kanë mundësi të shkojnë në qendrat e votimit, po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar përmes ekipeve mobile.

Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në QKUK, një 48-vjeçar ka rrëfyer përvojën e tij të veçantë, votimin për herë të parë nga spitali.

“Kur i pashë ata të KQZ-së me kuti, u çudita shumë. M’u bë qejfi që më dhanë mundësinë me votu edhe këtu në spital”, tha ai në një intervistë me gazetaren e Klan Kosovës, Arbreshë Uka.

Uka raportoi se shumë pacientë nuk kanë mundur të votojnë menjëherë, pasi nuk e kanë pasur me vete letërnjoftimin.

Ata janë detyruar të presin 1-2 orë derisa dikush t’ua sillte dokumentin e identifikimit.

Në QKUK janë angazhuar gjithsej gjashtë ekipe mobile, të përbëra nga anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa procesi po monitorohet edhe nga Policia e Kosovës.

Latest from Blog

Go toTop