July 13, 2026
1 min read

“U ekzekutua në një zonë ku nuk ka as valë telefoni”, si erdhi deri te vrasja e 40-vjeçarit në Shkodër?

25 plumba automatiku u derdhën mbi Aleksandër Koçekun, 40-vjeçarin i cili mbeti i vrarë të dielën në Shkodër.

Hetimet janë përqendruar te pista e gjakmarrjes, ndërsa familjarët thonë se ai jetonte prej vitesh nën kërcënime, transmeton Klankosova.tv.

“Është ngjarje e rëndë. Aleksandër Koçeku u ekzekutua me 25 plumba kallashnikovi, të cilët u zbrazën në drejtim të tij, ndërsa po lëvizte me automjetin e tij. Pikërisht në zonën e njohur si Karma e Kirit, në një kthesë të një rruge tejet të vështirë për të udhëtuar, autorët e kanë zënë në pritë duke e lënë të vdekur në vend. Ka qenë duke lëvizur i vetëm kur është qëlluar, dhe duket se autorët i kanë pasur të gjitha informacionet e duhura sa i përket Aleksandër Koçekut, dhe në momentin kur ky i fundit ka mbërritur në një zonë që për fat të keq nuk ka as valë telefoni, kanë qëlluar në drejtim të tij”, tha Kolvata

Ai tha se ngjarja dyshohet se u zbulua dy orë pasi Aleksandër Koçeku ishte ekzekutuar.

Latest from Blog

Benita ndan rrugët me menaxherin e saj?

Banorja e zhurmshme e edicionit të katërt të “BBVK” Benita Zena ka kohë që ka paralajmëruar “Bugatti 2”. Mirëpo deri më tani akoma nuk ka “goditur” me këtë projekt,. Burimet e bëjnë

Aksident rrugor në Vlorë, lëndohen dy vajza

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në Vlorë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet
Go toTop