March 5, 2026
1 min read

U mbajt një minutë heshtje për familjen e Adem Jasharit, Berisha-socialistëve: Uleni kokën se nuk votoni genocidin serb në Kosovë

Seanca e sotme nisi me një minutë heshtje për nder të familjes së Adem Jasharit dhe ish-deputetit të PD-së që ndërroi jetë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se ishte pro respektimit të figurave të nderuara, ndërsa nuk harroi pa hedhur akuza nga socialistëve, duke u thënë të ulin kokat pasi nuk votojnë rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë.

Uleni kokën sot se nuk pranoni gjenocidin në Kosovë. Ulni kokën se nuk votoni gjenocidin serb në Kosovë, ca jeni ju që hidhni poshtë rezolutat. Vetëm fëmijë janë 2 mijë, shkoni Prishtinë dhe vizitoni muzeun e këpucëve të fëmijëve, pastaj mbani zi, të mbani zi për të gjithë ata që kanë rënë, të dënonin gjenocidin serb. Jeni shtruar në të keqen banale, që janë ata që nuk mendojnë, nuk mbajnë përgjegjësi”, tha Berisha.

Latest from Blog

Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e tij të 363-të, ka marrë vendim që Gjykata Administrative të fillojë punën nga data 5 maj 2026. Gjykata Administrative do të funksionojë si gjykatë
Go toTop