November 24, 2025
1 min read

Ulutas pret në Prishtinë komandantin e ushtrisë moldave për diskutime mbi sigurinë

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), gjenerallejtënant Özkan Ulutaş, ka pritur sot në selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Moldavisë, gjeneral brigade Vitalie Micov.

Gjatë takimit, ata kanë shkëmbyer qëndrime rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe angazhimeve të KFOR-it në terren.

Gjenerallejtënant Ulutaş ka vlerësuar lart kontributin e vazhdueshëm dhe të çmuar të personelit moldav në operacionet e përditshme të KFOR-it, duke theksuar profesionalizmin që kanë shfaqur gjatë shërbimit.

KFOR ritheksoi angazhimin për zbatimin e mandatit të tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë. Po ashtu, u theksua se KFOR-i vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në rolet e tyre si përgjigjës për sigurinë.

Latest from Blog

Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Gara në armatim ekziston prej shekujsh, por pas Luftës së Dytë Botërore mori formë globale dhe sistematike, sidomos midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Armët bërthamore, raketat
Go toTop