August 13, 2026
1 min read

Ushtarët italianë të KFOR-it në aksion: Stërvitje me municion të vërtetë pranë Prishtinës

Ushtarët italianë të KFOR-it kanë zhvilluar një trajnim të qitjes me municion të vërtetë në poligonin “Razorback”, në afërsi të Prishtinës.

Gjatë këtij trajnimi, pjesëtarët e KFOR-it kanë ushtruar përdorimin e sistemeve individuale të armëve, me synim ruajtjen e gatishmërisë dhe përmirësimin e aftësive operacionale.

Trajnimi ka shërbyer gjithashtu për forcimin e koordinimit mes pjesëtarëve dhe për përmirësimin e procedurave të sigurisë gjatë përdorimit të armëve.

“Përmes aktiviteteve trajnuese si këto, personeli i KFOR-it ruan një nivel të lartë gatishmërie operative dhe ndërgjegjësimi për situatën, duke demonstruar angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”.

Latest from Blog

Go toTop