November 27, 2025
1 min read

Ushtarët turq të KFOR-it stërviten bashkë me instruktorë hungarezë për kontrollin e turmave

Ushtarët turq të KFOR-it nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale (ORF), kanë vazhduar stërvitjet e përditshme në të gjithë Kosovën.

Misioni i NATO-s në Kosovë ka njoftuar se në koordinim me instruktorët hungarezë, ata kanë kanë kryer stërvitje intensive për kontrollin e turmave dhe trazirave.

“Në koordinim me trajnerët hungarezë nga Batalioni Taktik Rezervë i KFOR-it (KTRBN), trupat përfunduan ushtrime intensive të Kontrollit të Turmave dhe Trazirave (CRC), duke forcuar gatishmërinë, qëndrueshmërinë dhe vendimmarrjen efektive nën presion”.

“Ushtrime të tilla janë thelbësore për të siguruar përgjigje të qeta dhe të koordinuara në situata sfiduese – duke kontribuar në efektivitetin e misionit dhe në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në një njoftim të KFOR-it.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop