Një ushtar francez ka vdekur pasi u qëllua në kokë ndërsa merrte pjesë në një lojë me ushtarë të tjerë gjatë një feste, sipas mediave lokale.
Brigadieri, Alexandre Lanckbeen u plagos rëndë gjatë incidentit të shtunën e kaluar ndërsa merrte pjesë në një festë ku përfshihej alkool në Spitalin Ushtarak Mësimor Percy në Clamart, në perëndim të Parisit.
Sipas prokurorëve francezë, një pistoletë e mbushur u qëllua gjatë asaj që u përshkrua si një lojë midis ushtarëve dhe një plumb e goditi Lanckbeen në kokë.
Loic Mizon, guvernatori ushtarak i Parisit, tha se kishte mësuar me “trishtim të thellë” për vdekjen e 20-vjeçarit të premten si pasojë e plagëve të tij.