by
May 14, 2026
1 min read

Trump pa telefon, Musk me të tijin: Detaji që mori vëmendje

Elon Musk është ndër të paktët mysafirë në delegacionin amerikan në Pekin që është parë duke përdorur telefonin e tij.

Pronari i “SpaceX” dhe “Tesla” u pa duke filmuar dhe shkruar në pajisjen e tij gjatë ditës pritjes zyrtare të Donald Trump, shkruan Sky News.

“Ai është një nga të paktët, nëse jo i vetmi, amerikan këtu me një telefon dhe në gjendje ta bëjë këtë”, tha korrespodenti amerikan, James Matthews.

“Amerikanëve u është thënë të lënë telefonat e tyre. Pyes veten nëse kjo është arsyeja pse nuk e kemi parë Donald Trump në Truth Social. Të gjithë po e kontrollojmë Truth Social, duke pritur të marrim mendimet e tij për atë që ka ndodhur. Por ai nuk ka postuar, dhe kjo mund të jetë vetëm sepse telefoni i tij është kthyer në Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop