October 13, 2025
1 min read

Valmir Elezi për raportimet se po bie sistemi në qendrat e numërimit të votave: Sistemi është mirë, por, qendrat po kanë probleme me internet

Pas zgjedhjeve të djeshme lokale, ka nisur numërimi i votave për asamblistë, në komunat e Kosovës.

Mirëpo, në Prishtinë e Podujevë, u raportua për probleme në sistem, duke raportuar se ka rënë sistemi dhe se numërimi është dashur të anulohej.

Mirëpo, në një prononcim për Demantim News, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se problemi po qëndron te interneti i dobët, e jo të sistemi, pasi, platforma e rezlutateve të KQZ-së edhe dje gjatë gjithë ditës ka funksionuar shumë mirë, pa asnjë defekt a problem.

“Nuk ka ndonjë problem me funksionimin e platformës së rezlutateve të KQZ-së, por, për shkak të internetit të dobët, në QKN e Prishtinës shpeshherë po ka probleme me transmetimin e pamjeve në televizorët/ekranet për vëzhguesit. Në këto ekrane shfaqen pamjet nga kamera e vendosur në tavolinën e numërimit ku prezantohen  fletëvotimet, për tu parë nga të gjithë. Pra, nuk ka rënë sistemi apo platforma e rezultateve, pasi ajo po funksionon pa asnjë problem dhe po mundëson këtë proces në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat tjera, ashtu siç ka funksionuar edhe të dielën me transmetimin e rezultateve preliminare dhe statistikave tjera nga votimi.

Deri më tani, janë verifikuar rezultatet nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, rezultatet e sibjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale si dhe janë numëruar votat për anëtarë të Kuvendeve Komunale nga mbi 200 vendvotime në nivel vendi” ka thënë ai për Demantim.

Kujtojmë që në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë në 17 komuna do shkohet në balotazh, me 9 nëntor 2025.

Kujtojmë që në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë në 17 komuna do shkohet në balotazh, me 9 nëntor 2025.

Latest from Blog

Go toTop