March 10, 2026
1 min read

Vazhdon kërkimi për Alush Kastratin, ekipet në terren edhe gjatë natës

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se aksioni për gjetjen e Alush Kastratit ka vazhduar edhe gjatë natës së mbrëmshme, me ekipet që kanë qëndruar në terren duke kontrolluar zona të ndryshme në përpjekje për ta gjetur atë.

Sipas njoftimit, ekipet e angazhuara kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, duke zhvilluar kërkime intensive në disa lokacione.

Në terren gjatë gjithë kohës ka qenë edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka përcjellë nga afër zhvillimet e aksionit dhe ka qëndruar pranë ekipeve të angazhuara dhe vullnetarëve që po kontribuojnë në këtë përpjekje të përbashkët për gjetjen e Kastratit.

Aksioni i kërkimit pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme me përfshirjen e ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe vullnetarëve në terren.

Latest from Blog

Go toTop