Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë të Zveçanit, ku pati mbetur i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.
Para gjykatores janë sjellë tre të akuzuarit, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Në seancën e së enjtes, prokurori i rastit, Naim Abazi, propozoi administrimin e disa provave, përfshirë dy raporte përmes ndihmës juridike ndërkombëtare nga Amerika.
Por mbrojtja, përmes avokatëve Ljubomir Pantoviq, Millosh Deleviq dhe Jovana Fillipoviq, kundërshtuan ligjshmërinë dhe relevancën e provave.
Ndryshe, Toliq dhe Maksimoviq, kërkuan që fotografitë dhe video-incizimet të përdoren për të dëshmuar pafajësinë e tyre.