December 11, 2025
1 min read

Vdekja e 18-vjeçarit, Policia: U gjet 1 kilometër larg shtëpisë së tij

Yll Hiseni, u gjet sot pa shenja jete në fshatin Brod të Shtërpcës.

Ai ishte shpallur i zhdukur nga familja më 10 dhjetor, ku rreth orës 00:30 kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më.

Nga ajo kohë nuk dihej asgjë për fatin e tij.

Rreth ngjarjes tragjike detaje ka dhënë policia përmes zëdhënësit rajonal të Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli, tha se pas paraqitjes së rastit është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar hapjen e rastit “Person i zhdukur”.

Ai theksoi se sot trupi i pajetë i viktimës u gjet në një livadh, rreth 1 kilometër larg shtëpisë së tij.

“Ndërsa, sot më 11.12.2025 rreh orës 13:20 është gjetur, rreth 1 kilometër larg shtëpisë së tij, në një livadh, pa shenja jete. Vdekja e të cilit është konstatuar nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtërpcë. Ekipe të policisë janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit po e hetojnë rastin. Për informata shtesë do të njoftoheni me raport vijues”, deklaroi ai.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop