January 28, 2026
1 min read

Vdekja e dyshimtë në Veternik, viktima u gjet pa shenja jete në automjet

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në Veternik, ku një person është gjetur pa shenja jete në automjet.

Lajmin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i policisë për kryeqytetin, duke thënë se në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në konfirmim.

Latest from Blog

Go toTop