September 24, 2025
1 min read

Vdes aktorja ikonë italiane

Aktorja e njohur italiane, Claudia Cardinale, e cila luajti në filmat “The Pink Panther” dhe “Once Upon A Time In The West”, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, sipas raportimeve të mediave franceze.

Aktorja, e cila luajti në më shumë se 100 filma dhe prodhime televizive, vdiq në Nemours, Francë, e rrethuar nga fëmijët e saj, tha agjenti i saj për agjencinë e lajmeve AFP.

Në moshën 17 vjeçare, ajo fitoi një konkurs bukurie në Tunizi, ku lindi nga prindër sicilianë, dhe u shpërblye me një udhëtim në Festivalin e Filmit në Venecia, duke i dhënë kështu një shtysë karrierës së saj në aktrim.

Ajo kishte pritur të bëhej mësuese shkolle përpara se të hynte në konkursin e bukurisë. Cardinale fitoi famë ndërkombëtare në vitin 1963 kur luajti në filmat “8-1/2” dhe “Leopardi” të Federico Fellinit.

Ajo vazhdoi të luante në komedinë “The Pink Panther” dhe në “Once Upon A Time In The West” të Sergio Leone në vitin 1968.

Cardinale u emërua ambasadore e vullnetit të mirë për Organizatën Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të OKB-së për mbrojtjen e të drejtave të grave në vitin 2000.

Ajo la pas dy fëmijë.

Latest from Blog

Go toTop