Një person ka vdekur të premten në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan.
“Është raportuar se në Qendrën e Shëndetit Mendor, viktimës mashkull kosovar i ishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe kishte vdekur. Vdekjen e kishte konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin e Policisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore për të kryer veprimet hetimore.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.