August 13, 2026
1 min read

Vendim i gjykatës në favor të veteranit Agim Pllashniku, “Ibër-Lepenci” urdhërohet ta rikthejë në punë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar padinë e veteranit Agim Pllashniku ndaj Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, duke vlerësuar se vendimi për ndërprerjen e marrëdhënies së tij së punës ka qenë i kundërligjshëm.

Me aktgjykimin e 28 korrikut 2026, gjykata ka anuluar vendimet e ndërmarrjes për largimin e Pllashnikut nga puna dhe ka urdhëruar “Ibër-Lepencin” që ta rikthejë atë në pozitën “Zyrtar i Autoparkut”, në përputhje me kushtet e kontratës së tij të punës.

Sipas aktgjykimit, ndërmarrja duhet t’i paguajë Pllashnikut pagat e mbetura pa u paguar për periudhën nga 31 korriku 2025 deri më 16 prill 2026, në vlerë prej 8,647.81 eurosh. Kësaj shume i shtohet edhe kamata ligjore prej 8 për qind, si dhe detyrimet për kontributet pensionale dhe tatimin.

Gjykata ka përcaktuar gjithashtu që Pllashnikut t’i paguhen 1,163.25 euro për çdo muaj, duke filluar nga dita e nxjerrjes së aktgjykimit e deri në zbatimin e tij.

Në arsyetimin e vendimit, gjykata ka vlerësuar se pretendimet e punëdhënësit për shkelje disiplinore nuk janë dëshmuar mjaftueshëm dhe se gjatë procedurës për ndërprerjen e marrëdhënies së punës nuk janë respektuar plotësisht kërkesat ligjore.

Përveç detyrimeve të tjera, “Ibër-Lepenc” është urdhëruar t’i kompensojë Pllashnikut edhe 748 euro për shpenzimet e procedurës gjyqësore.

Latest from Blog

Go toTop