November 6, 2025
1 min read

Vetaksident me traktor në Suhogërll të Istogut, një person i lënduar

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një vetaksidenti me traktor në fshatin Suhogërll të Istogut.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

“Sot rreth orës 17:20, Stacioni Policor në Istog është njoftuar për një vetaksident ku është përfshirë një mjet bujqësor (traktor). Një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor”, tha Gashi.

Latest from Blog

Go toTop