December 31, 2025
1 min read

Vetaksident në Pejë, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, konfirmoi se aksidenti kishte ndodhur mëngjesin e së mërkurës.

“Sot rreth orës 09:45, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në rrugën “Agim Binak Qelaj’”në Pejë”.

“Si pasojë e këtij vetaksidenti një person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, thuhet në konfirmim.

Latest from Blog

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe bashkëpunëtorë, vizitoi sot familjen Sadriu për të shprehur ngushëllimet e tij me
Go toTop