Një automjet i KFOR-it është vetaksidentuar në dalje të fshatit Astrazup të Malishevës.
Sipas pamjeve shihet se automjeti është rrokullisur dhe ka përfunduar skaj rrugës.
Zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta tha se nga aksidenti nuk ka të lënduar.