Një rast shqetësues është regjistruar të hënën në stacionin policor në Gjakovë.
Bëhet e ditur se Liridon Podrimja, i akuzuar për fajde është vetdorëzuar duke hyrë në ambientet e policisë me një bombë në dorë.
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, e quajti rrezik serioz veprimin e të akuzuarit, pasi sipas tij, kjo mund të shkaktonte pasoja në masë.
“Ai ka kanosur të gjithë stacionin policor në Gjakovë. Unë besoj që ky person, për me ardhë deri te stacioni, ka komunikuar paraprakisht me policinë. Pra ai është dashur të kontrollohej”, tha Elezi në “Kosova Today”.
Ndryshe, Podrimja ishte shpallur në kërkim më 12 shkurt të këtij viti, për veprat penale: ‘kanosje (ndaj personit zyrtar)’, ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, ‘posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.