Veterani i UÇK-së Agim Pllashniku, është nisur në këmbë drejt Tiranës.
Në kryeqendrën shqiptare, të premten e 17 tetorit në sheshin “Skënderbej”, do të mbahet protesta në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po gjykohen në Hagë.
Fotoja e Pllashnikut me flamur që bart llogon e UÇK-së, u bë virale sot në rrjet.
Veterani po ashtu ka të veshur edhe uniformën ushtarake.