September 26, 2025
1 min read

Veterani Pllashniku: Deri ta largojnë Dimal Bashën nga posti i kryeparlamentarit, unë nuk do ta zhvesh uniformën e UÇK-së

Kështu është shprehur në emisionin Kosva Live në T7, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, duke kërkuar dorëheqjen e Dimal Bashës pas publikimit të punimit të tij që është cilësuar si anti-UÇK.

Pllashniku thekson se një figurë politike që mban qëndrime të tilla nuk mund të udhëheqë Kuvendin e Kosovës, ndërsa paralajmëron se reagimi i tij do të vazhdojë derisa Basha të largohet nga kjo pozitë.

I njejti, ka dorëzuar këtë të Premte kallëzim penal ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Ky kallëzim penal është dorëzuar për artikullin e publikuar në një revistë shkencore, në të cilën ishte bashkautor kryekuvendari Basha.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop