October 28, 2025
1 min read

Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve, “Kurti 3” do të ketë edhe një shans

Albin Kurti pritet të provohet edhe një herë në Kuvend për të formuar Qeverinë “Kurti 3”.

Burime të Indeksonline brenda Kuvendit të Kosovës bëjnë të ditur se në këto momente deputetët kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme, ku pikë e rendit të ditës do të jetë formimi i Qeverisë.

Paraprakisht, Vetëvendosjes i duhet t’ia dëshmojë presidentes Vjosa Osmani se i ka votat e nevojshme për formimin e qeverisë.

Seanca e Kuvendit është planifikuar të mbahet këtë javë.

Kryeministri Kurti dje në një konferencë pati thënë se në këtë situatë vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop