February 9, 2026
1 min read

Vetura përplas për vdekje këmbësorin në aksin Durrës-Rrogozhinë

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë.

Policia njofton se një automjet ka përplasur për vdekje një 72-vjeçar, derisa ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit.

“Më datë 09.02.2026, rreth orës 09:30, automjeti me drejtues shtetasin M. I., ka përplasur në aksin rrugor “Durrës-Rrogozhinë”, një këmbësor që si pasojë ka humbur jetën. Informojmë se u identifikua këmbësori që humbi jetën, shtetasi E. Gj., 72 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave te aksidentit. Shtetasi M. I. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale të mëtejshme, ndërkaq, vijon puna për të identifikuar shtetasin që ka humbur jetën, si dhe për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e aksidentit. Informojmë se u identifikua këmbësori që humbi jetën, shtetasi E. Gj., 72 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave te aksidentit”, njofton policia.

Latest from Blog

Irani kërcënon Izraelin me ambasada në mbarë botën

Irani do të shënjestrojë ambasadat izraelite në mbarë botën nëse sulmon ambasadën iraniane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Kështu kanë raportuar iraniane, duke cituar një zëdhënës të forcave të armatosura iraniane, raporton
Go toTop