August 15, 2026
1 min read

Vezir Haziraj në gjendje të rënduar emocionale pas dorëzimit, avokati kërkon ekzaminimin e tij

Vezir Haziraj, i cili u dorëzua sot në polici pas tetë ditësh në arrati, është intervistuar për një kohë të shkurtër në prani të avokatit të tij mbrojtës.

Sipas procesverbalit të siguruar nga IndeksOnline, avokati i Hazirajt, Asdren Mekaj, ka kërkuar që klienti i tij t’i nënshtrohet ekzaminimit, duke pretenduar se ndodhet në gjendje të rënduar emocionale.

Gjatë intervistimit, Haziraj ka deklaruar para ekipit hetues se është duke përdorur medikamente si tramadol dhe diazepam.

Avokati Mekaj ka bërë të ditur se në këtë fazë nuk do të ketë deklarim të detajuar lidhur me rrethanat e rastit, pasi prioritet, sipas tij, është garantimi i të drejtave të klientit dhe vlerësimi profesional i gjendjes së tij.

Ai ka falënderuar Policinë e Kosovës për profesionalizmin dhe korrektësinë gjatë trajtimit të rastit, ndërsa ka paralajmëruar se informacione të tjera do të bëhen publike pas përfundimit të vlerësimeve përkatëse.

Policia e Kosovës njoftoi më herët se Haziraj është dorëzuar pasi, sipas saj, kishte parë se nuk kishte mundësi largimi, ndërsa dorëzimi ka kaluar pa incidente.

Ndërkohë, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar se pas intervistimit, Haziraj është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit.

Brenda afatit ligjor pritet të ndërmerren veprimet e mëtejshme procedurale ndaj tij.

Latest from Blog

Go toTop