Vezir Haziraj, i cili ndodhej në arrati, ka bërë të ditur se do të dorëzohet.
Përmes një deklarate të bërë publike, Haziraj ka paralajmëruar dorëzimin e tij, duke thënë se këtë vendim e ka marrë “për hatër të shumë njerëzve”.
“Për hatër të shumë njerëzve, unë po dorëzohem”, ka deklaruar Haziraj.
Për momentin nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me kohën dhe vendin e dorëzimit të tij.
/Demantim News/