September 25, 2025
1 min read

“Vizita e Kurtit në SHBA turistike, Osmani inskenoi takime”

Ish-ambasadori Avni Arifi ka kritikuar ashpër udhëtimet e fundit të liderëve institucionalë të Kosovës në SHBA, duke i cilësuar si të papërmbajtura dhe pa vlerë diplomatike.

Ai tha se presidentja Vjosa Osmani ka inskenuar takime gjatë qëndrimit në New York, duke përmendur një rast me senatorin amerikan Marco Rubio në një koktej, që sipas tij nuk ishte takim bilateral i mirëfilltë, por vetëm shkëmbim i disa fjalëve dhe një fotografi.

Ndërkohë, për kryeministrin Albin Kurti, Arifi u shpreh edhe më ashpër, duke thënë se vizita e tij në SHBA, nëse është bërë vetëm për të marrë pjesë në një ballo shqiptare, është e papranueshme dhe nuk ka asnjë lidhje me diplomacinë.

“Nëse Kurti ka shkuar në atë ballo siç e kam parë, kjo është vetëm vizitë turistike dhe nuk ka të bëjë me interesat e Kosovës,” tha Arifi.

Ai shtoi se diplomacia kosovare është në gjendje shumë të rëndë dhe pa ndonjë strategji të qartë. 

Latest from Blog

Rezultatet e para në Deçan

KQZ pas përfundimit të votimit ka nisur edhe procesin e numërimit të votave në komunat e Kosovës. Në Deçan prin kryetari aktual Bashkim Ramosaj nga AAK-ja me 54.52 për qind, Jeton Mushkolaj
Go toTop