November 4, 2025
1 min read

Vizita e Spiropalit te Thaçi, Haradinaj: Ata që e quajnë ndërhyrje politike, mendojnë njëjtë si Serbia

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj përmes një lidhje direkte në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka komentuar vizitën e Ministres së Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali te ish-presidenti Hashim Thaçi në Hagë.

Ai tha se kjo është një mbështetje e domosdoshme, derisa u shpreh se ata që e quajnë ndërhyrje politike, sipas tij, mendojnë njëjtë si Serbia.

“Kjo është një mbështetje normale, njerëzore dhe e domosdoshme. Ata që e quajnë ndërhyrje politike janë ata të cilët mendojnë njëjtë si Serbia, sepse edhe ajo e quan ndërhyrje politike”.

“Unë mendoj që mirë është të na prijë vëllai i madh, të na mësojë, por e keqja është që ne nuk e ndjekim pas, përpos që edhe nuk kemi dëshirë ta ndjekim pas, ne fillojmë dhe e kritkojmë”, u shpreh Haradinaj.

Latest from Blog

KQZ miraton planin e punës për vitin 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur ka marrë vendim për miratimin e planit të punës për vitin 2026. Ky plan, sipas KQZ-së, është përgatitur në përputhje me Planin Strategjik të
Go toTop