Policia në Shtime ka pranuar raport për një rast të vjedhjes së rëndë në rrugën “14 Dhjetori”, që dyshohet të ketë ndodhur gjatë periudhës nga 22 gushti deri më 18 tetor 2025.
Sipas ankuesit, një mashkull kosovar-shqiptar që jeton dhe punon jashtë vendit, në banesën e tij kishte lënë mbi 24 mijë euro.
Më 19 tetor ai ka vërejtur se paratë mungonin, konfirmoi për Klankosova.tv, zëdhënësi për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Tutje Veseli bëri të ditur se në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur shenja të thyerjes apo dëmtime që të tregojnë hyrje me forcë në banesë.
“Njësiti i hetimeve rajonale është angazhuar në zbardhjen e rastit, ndërsa prokurori i shtetit është njoftuar dhe ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme”.