Një rast vjedhjeje me vlerë të lartë është raportuar në rajonin e Pejës, ku një 27-vjeçare ka deklaruar se nga valixhja e saj janë marrë 94 mijë franga zvicerane.
Pas raportimit të rastit, Prokuroria dhe Policia kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave të dyshuar, raporton Demantim News.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se janë ndërmarrë veprimet e para hetimore dhe se hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Institucionet e sigurisë po punojnë për të sqaruar rrethanat e vjedhjes dhe për të zbuluar autorin apo autorët e mundshëm.