Një person është arrestuar në aeroportin “Adem Jashari” pasi që i njëjti ishte në kërkim policor për vjedhje të një veture gjatë verës në Gjermani.
Sipas raportit policor, vetura e vjedhur është sekuestruar.
I dyshuari nga Gjilani, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.