February 16, 2026
1 min read

Vonesë 40-minutëshe në Hagë, mbrojtja e Krasniqit gati, kundërpërgjigjet edhe ZPS

Gjyqi i madh në Hagë kundër katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të vazhdojë sot, por seanca nuk do të fillojë siç ishte përcaktuar.

Sesioni i sotëm nis me 40 minuta vonesë për arsye teknike.

Kjo ditë pritet të jetë mjaft e ngjeshur, pasi fillimisht do të vazhdojë mbrojtja e Jakup Krasniqit, për pjesën tjetër të kundërshtimeve ndaj pretendimeve të ZPS-së, pasi të premten u krye veç një pjesë.

Ndërsa, pjesa e pasdites do të jetë e dedikuar për kundërpërgjigjet e Prokurorisë së Specializuar ndaj mbrojtjes dhe pyetjet e trupit gjykues.

“Furtuna Sheremeti nuk do të jetë avokatja e vetme shqiptare, zëri i së cilës do të dëgjohet në fjalët përmbyllëse këtu në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Është e rëndësishme që edhe një avokat tjetër do të flasë në këtë proces gjyqësor, sepse gjatë ditës së [sotme] avokati tjetër, Mentor Beqiri, do të marrë fjalën. Ai do flasë për mënyrën e krijimit të UÇK-së, zakonet dhe të drejtën zakonore të shqiptarëve për mbrojtjen e shtëpisë dhe tokës, si dhe arsyet që çuan në krijimin e guerilës me synim mbrojtjen e vendit dhe luftën për liri e pavarësi”.

Latest from Blog

Go toTop