Në 38 komuna të Republikës së Kosovës, sot po mbahen zgjedhjet lokale.
336 mijë e 568 është numri i qytetarëve që deri më tani kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.
E përkthyer në përqindje, pjesëmarrja në zgjedhje në përditësimin e fundit (14:49), është 16.62%.
Kujtojmë se, sipas të dhënave të KQZ-së, të drejt vote në Kosovë kanë 2 milionë e 25 mijë e 105 banorë.
Qendrat e votimit do të ngelin të hapura deri në orën 19:00.
