December 22, 2025
1 min read

“Votuesi ta pyet mirë veten nëse do të jetojë në krizën e krijuar nga Albin Kurti”

Media ndërkombëtare “Reuters” ka raportuar për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, teksa në artikull shkruhet se ekziston frika për një përsëritje të krizës njëvjeçare të vendit.

Kjo u bë temë diskutimi në “Kosova Today”, ku analistja Elena Uka thotë se votuesit duhet ta mendojnë mirë nëse duan të jetojnë në krizën e krijuar.

Pos tjerash, ajo drejton gishtin nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për të cilin thotë se ka krijuar qeverisje përçarëse, ofenduese e polarizuese.

“Unë mendoj se Kosova është në krizë, dhe para 28 dhjetorit votuesit duhet të mendojnë mirë se a duan të jetojnë në këtë formë krize që e krijon Albin Kurti, që nuk është një qeverisje e qetë, që nuk ofron zgjidhje por vetëm polarizim, përçim e ofendim”, u shpreh Uka.

Nga ana tjetër, analisti politik Selam Hajrizi pajtohet se Kosova është në një sfidë tejet të madhe politike.

Madje ai thotë se kjo situatë, është një imazh negativ për shtetin në arenën ndërkombëtare.

“Është e vërtetë që Kosova është në një sfidë tejet të madhe politike, dhe natyrisht që mosarritja e rezultatit të qeverisë së shkurtit, e bën që imazhi i Kosovës të jetë tejet negativ në arenën ndërkombëtare”, u shpreh Hajrizi.

Latest from Blog

Go toTop