Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer në rajonin e Mitrovicës së Veriut pasi është kapur duke vozitur me shpejtësi të tejkaluar.
Shoferi M.H., i lindur më 1999, është ndaluar në rrugën Leposaviq–Mitrovicë, në fshatin Serbovc, ku radari ka evidentuar shpejtësinë prej 117 km/h në një zonë ku lejohet maksimumi 60 km/h, raporton Demantim News.
Për këtë shkelje, atij i janë shqiptuar 300 euro gjobë, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të automjetit për tre muaj.
Policia ka bërë të ditur se kontrollet në trafik do të vazhdojnë me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.