March 7, 2026
1 min read

Voziti 124 km/h në zonë 40 km/h, policia i shqipton 400 euro gjobë e ia ndalon vozitjen për 9 muaj

Policia në Prishtinë ka identifikuar një kundërvajtës gjatë realizimit të aktiviteteve të rregullta të kontrollit në trafik, i cili ka tejkaluar dukshëm kufizimin e shpejtësisë së lejuar.

Sipas policisë, drejtuesi i automjetit është hasur duke qarkulluar me shpejtësi prej 124 kilometra në orë në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Për këtë shkelje të rëndë të rregullave të trafikut, ndaj kundërvajtësit janë shqiptuar masat ndëshkuese: gjobë prej 400 euro, katër pikë negative në patentë-shofer dhe ndalim i drejtimit të automjetit për nëntë muaj.

Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe kufizimet e shpejtësisë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në rrugë

Latest from Blog

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të
Go toTop