October 29, 2025
1 min read

Vrasësi i babait në Durrës: Nuk më linte të haja bukë i qetë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit, ku Marjan Kodheli ka vrarë me thikë babain e tij, Pjetër Kodheli, 69 vjeç, në banesën e familjes në fshatin Shkallnur.

Sipas dëshmisë së dhënë para policisë, i riu ka deklaruar se krimi ndodhi gjatë konsumimit të drekës, pasi kishte pasur një debat të momentit me të atin, për shkak se nuk e linte të hante i qetë.

Ngjarja ndodhi pas një sërë konfliktesh të vazhdueshme mes babait dhe djalit.

Marjan Kodheli, i cili ishte kthyer nga Greqia rreth gjashtë muaj më parë, pas disa viteve të kaluara jashtë vendit, ka rrëfyer se pas debatit ka humbur kontrollin dhe ka marrë thikën me të cilën goditi të atin për vdekje. Ai ka thënë se nuk e di se si ndodhi momenti fatal. Policia ka arrestuar autorin menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit që tronditi familjen Kodheli dhe komunitetin e zonës.

“Ishim duke ngrënë bukë dhe babai më turr. Nuk më linte të haja i qetë. Nuk e mbaj mend pse ndodhi, por kemi pasur grindje të vazhdueshme që kur jam kthyer nga Greqia, para gjashtë muajsh. Kam jetuar në Francë, jam me pasaportë franceze. Atje kam qëndruar rreth gjashtë vjet dhe më pas kam shkuar në Greqi, ku kam punuar për gjashtë muaj. Nga Greqia jam kthyer në shtëpi dhe isha i papunë. Kemi pasur debate me babain. Sherri ndodhi teksa hanim drekë. Nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe e qëllova”, tha autori, raporton JOQ.

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop