Një 44-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, u vra të dielën pasdite në Medellin të Kolumbisë.
Siç raporton Euronews Albania, rasti cilësohet si atentat i kryer nga vrasës me pagesë.
Gjatë sulmit mbeti e plagosur edhe një grua që shoqëronte viktimën. Sipas raportimeve paraprake, viktima është identifikuar si Artur Tuçi, i lindur në Shqipëri, por me dokument identiteti ekuadorian.
Ai shtoi se autori i dyshuar, i cili udhëtonte me motoçikletë, u arrestua në komunën Bello, në veri të Luginës së Aburras. Motoçikleta dhe arma e përdorur për vrasjen u sekuestruan nga policia.