December 1, 2025
1 min read

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, Jetmir Sinani dënohet me 24 vjet burgim

Jetmir Sinani, është dënuar me 24 vjet burgim nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.

Ai u shpall fajtor për vrasje të dyfishtë në Vushtrri që ndodhi në vitin 2023, duke privuar nga jeta Liridon Musliun dhe Fatos Zenunin.

Sinani nga Prokuroria e Mitrovicës, akuzohej për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Për vepren e parë penale, ai u dënua me 23 vjet burgim, derisa për të dytën me 18 muaj, ku kryetari i trupit gjykues njoftoj se Sinani dënohet me dënim unik 24 vite burg.

Rasti në fjalë, u kthye në rigjykim, pasi që në gjykimin e parë i akuzuari Sinani ishte dënuar me 24 vite burg.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop