Ngjarja e cila ndodhi sot në Restelicë të Dragashit ka tronditur opinionin në Kosovë.
Atje dyshohet se F.B, i moshës 30 vjeçare e ka privuar nga jeta nënën e tij T.B.
“Zonjën s’e kishte parë të lëvizte nga dita e djeshme. Derisa bëri me dije se nga informatat që kishte pasur, nga bisedat e njëjta ajo i ka shprehur vazhdimisht se ka frikë nga i biri. Mbase i njëjti mund të ketë ushtruar dhunë fizike vazhdimisht mbi të. Këtë se dimë, por po bazohemi në bisedën që e patëm me këtë banorë të fshatit”, deklaroi ajo.
Tutje Bajrami potencoi se tashmë e ndjera jetonte e në shtëpi veç me të birin, pasi që bashkëshorti i saj ka punuar në Mal të Zi.