October 6, 2025
1 min read

Vrasja e Liridonës, deklarohet qiradhënësi i veturës: I kam thënë Granitit që do të zbulohet rasti

Po vazhdon pjesa e dytë e seancës gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, ku po dëshmon qiradhënësi i veturës, Jeton Binaku.

Siç raporton “Reporteri”, Binaku gjatë dëshmisë së tij i kishte thënë Granit Plavës, njërit prej të akuzuarave për vrasjen e Liridonës, se nëse viktima është shtetase suedeze do të zbulohej rasti.

“Unë i kam thënë Granitit se nëse është shtetase suedeze, do të zbulohet rasti. Kam thënë se në Prishtinë ka shumë kamera dhe rasti mund të zbulohet”, deklaroi ai.

“I kam thanë Granitit pasi ka ndodh rasti shqiptari me lanë, me mbytë gruan e me ikë nuk e ka traditë”, u shpreh Binaku gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Në seancën kundër të akuzurave Naim Murseli, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të hënën në mëngjes dëshmoi edhe mjeku që bëri autopsionë e Liridona Ademajt, Naim Uka.

Latest from Blog

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe bashkëpunëtorë, vizitoi sot familjen Sadriu për të shprehur ngushëllimet e tij me
Go toTop