January 9, 2026
1 min read

Vrasja e policit Muhamed Lika, ngritet aktakuzë ndaj 6 personave

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë të pandehurve për vrasjen e zyrtarit policor Muhamed Lika, ngjarje që kishte ndodhur më 1 prill të vitit të kaluar.

Të pandehurit me inicialet H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K. dhe D.G. dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.9, në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 1 prill 2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, afër vendit ku ka jetuar viktima, të pandehurit në bashkëkryerje me të miturin, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policor, rreshter Muhamed Lika, me armë zjarri, ku si pasojë e të shtënave nga plagët ndërron jetë, e pastaj largohen nga vendi i ngjarjes.

“Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur të shpallen fajtor për veprën penale për të cilën akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit, si dhe ka propozuar që të pandehurve t’u vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor”, thuhet në njoftim.

Latest from Blog

Go toTop