October 28, 2025
1 min read

Vrasja mizore e Bekim Varit, nis seanca gjyqësore ndaj Leutrim Fejzës

Në Gjykatën Themelore të Ferizajt, ka nisur seanca fillestare ndaj Leutrim Fejzës, i cili akuzohet për vrasjen mizore të Bekim Varit që tronditi Kosovën, në fillim të këtij viti.

Vari, ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët më 29 janar 2025, ndërsa trupi i 27 vjeçarit u gjet më 5 shkurt, në një zonë malore të fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj Fejzës për veprën penale të vrasjes së rëndë, ndërsa sipas dosjes hetimore, ai dyshohet se ka kryer krimin pas një konflikti të mëparshëm me viktimën.

Latest from Blog

Go toTop