January 20, 2026
1 min read

Vrasja që tronditi Prizrenin: Seanca që mund të ndryshojë gjithçka për vrasjen e Auron Thaqit

Nesër (e mërkurë) në ora 13:00, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, mbahet seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit Auron Thaqi, i cili humbi jetën një vit më parë si pasojë e një therjeje me thikë.

Këtë herë do të dëshmojnë punonjësit e lokaleve, ku edhe ndodhi rasti tragjik.

Auroni u plagos rëndë në Prizren dhe ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Dyshohet se pas sulmit ai është hedhur nga një veturë në lëvizje.

Për këtë rast, janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim dy persona: Enes Ay dhe Hajrullah Brcani.

Enes Ay po hetohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, e cila ka rezultuar me vdekjen e Auron Thaqit. Ndërsa Hajrullah Brcani po mbahet për veprat penale “Mosdhënia e ndihmës” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”.

Ngjarja kishte tronditur opinionin publik për shkak të rrethanave të rënda dhe dyshimeve për përfshirjen e personave që njiheshin nga afër me viktimën. Një vit pas tragjedisë, familja e Auronit vazhdon të kërkojë drejtësi, ndërsa rasti do të shqyrtohet nesër në gjykatë.

Latest from Blog

Dy gjigantët evropian pas Michael Olise

Sulmuesi francez, Michael Olise po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Bayernin, duke u shndërruar në një nga lojtarët kyç të skuadrës së Vincent Kompany. Paraqitjet e tij në Bundesliga dhe Champions

Barcelona këmbëngul për Julian Alvarez

Barcelona e ka vendosur Julian Alvarez si objektivin kryesor për repartin ofensiv. Pavarësisht se argjentinasi nuk po kalon momentin më të mirë te Atlético Madrid javët e fundit, drejtuesit katalanas vazhdojnë ta
Go toTop