July 14, 2026
1 min read

Vritet me armë zjarri ish-basketbollisti i Golden Eagle Yllit

Ish-basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Kinu Rochford është vrarë pasi shpërthyen të shtënat gjatë një turneu të basketbollit në ShBA.

Sipas raportimeve, Rochford, 35 vjeç, pësoi plagë të rënda nga arma e zjarrit në kokë.

Shërbimet mjekësore të urgjencës e transportuan në spitalin Mount Sinai Morningside në gjendje kritike, por ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe u shpall i vdekur.

Nga incidenti mbetën të plagosur edhe dy kalimtarë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe pritet të shërohen.

Kinu Rochford ishte një emër i njohur në basketboll dhe kishte lënë gjurmë edhe në Kosovë. Gjatë vitit 2021, ai ishte pjesë e skuadrës së Golden Eagle Yllit, ku kontribuoi në kampionatin kosovar.

Latest from Blog

Go toTop