Një vrasje ka ndodhur brenda burgut të Korydallos, ku një i burgosur me origjinë shqiptare, u sulmua me thikë dhe vdiq.
A2 CNN mëson se shqiptari i vrarë në burgun e Koridhalos është Jani Aliaj, emër shumë i njohur për botën e krimit.
Jani Aliaj rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje, ngjarje kjo e ndodhur më 1 maj të vitit 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.