October 2, 2025
1 min read

Vuçiq me Sekretarin e NATO’s: Folëm për rrethanat komplekse në të cilat jeton populli serb në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Mark Rutte, sot në Kopenhagë.

Ai tha se me të ka folur për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe për, siç pretendoi ai, rrethanat “komplekse” në të cilat jeton populli serb, veçanërisht në Kosovë,

“Një bisedë shumë e mirë dhe e hapur me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, mbi të gjitha çështjet e rëndësishme të kontekstit aktual të sigurisë dhe gjeopolitikës së Evropës dhe rajoneve të krizës ku vazhdojnë konfliktet. Diskutuam veçanërisht situatën në Ballkanin Perëndimor dhe rolin e Serbisë në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në rrethanat komplekse në të cilat jeton populli serb, veçanërisht në Kosovë”.

Me Sekretarin e NATO’s në Kopenhagë zhvilloi takim edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Latest from Blog

Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën

Ambasadori amerikan në NATO, Mathew Whitaker do të qëndrojë për vizitë në Kosovë sot dhe nesër. Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim sa i përket lëvizjes së eskortës së diplomatit
Go toTop